BE përkrah thirrjen për veprim klimatik

0
73

Ndotja e ajrit po bëhet brengosëse dita ditës. Ky realitet po rrit interesimin e Kosovarëve për ndryshimet klimatike dhe kontributin njerëzor për këtë fenomen.

Bashkimi Evropian përkrah aktivitetet që ndërlidhen me mjedisin dhe ndryshimet klimatike në Kosovë. Në qendër të Ferizajit, një vepër arti vë në spikamë ndryshime klimarike, duke tërhequr vëmendjen se si aktiviteti njerëzor kontribuon në këto ndryshime.

Lebibe Topalli nga Mural Fest tha se nga ky mural sheh një grua me violin në dorë, në rolin e njeriut.

“Violina simbolizon drurin, lisin, ndërsa tehu i violinës simbolizon sharrën që po e prêt drurin”, tha aji.

Grohja, prodhimi i energjisë dhe trafiku të gjitha kontribuojnë në ndotjen e ajrit.

“Gjithkush mund të jep kontributin e vet. Një qytetar i thjeshtë duhet të nis të përdor më shumë bicikletën apo transportin publik”, thotë Merlina Muçaj, eksperte e ambientit “Green Art Center”.

Si po i ndihmon BE-ja Kosovës?

“Gjithashtu po mundohemi që të inkurojmë Kosovën që kjo i kontribuon edhe ekonomisë për të lëvizur dhe për të rritur pjesën e burimeve të ripërtërishme, dhe efikasitetin e energjisë”, thotë Ivana Mitatovic- Cernos, Zyrtare për politika në Drejtorinë Gjenerale të Komisionit Evropian për Veprim Klimatik.