Trashëgimia e luftës dhe drejtësia tranzicionale

0
32

Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë nesër mban debat publik me temën “Trashëgimia e luftës dhe Drejtësia Tranzicionale”.

Debati organizohet në kuadër të Javës për të Drejtat e Njeriut – Edicioni i pestë që organizohet nga data 10 deri më 14 dhjetor nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS).

Ngjarja mbahet në hapësirat e Qendrës së Dokumentimit, në Bibliotekën e qytetit “Hivzi Sylejmani” duke filluar prej orës 17.00.

“Duke marrë parasysh se dialogu në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë po i afrohet fundit, ndërkohë që çështjet që kanë të bëjnë me të kaluarën dhe drejtësinë tranzicionale nuk janë trajtuar pothuajse fare, Java e të Drejtave të Njeriut të këtij viti do të fokusohet në drejtësinë tranzicionale dhe trashëgiminë e luftës në shoqërinë kosovare. Ndërsa, debati do të fokusohet në analizë të asaj se çka është bë deri tash nga aktorë të ndryshëm institucional dhe nga shoqëria në përgjithësi dhe çka do të duhej bërë në të ardhmën, me një qasje më gjithëpërfshirëse dhe konstruktive”, thuhet në njoftim./OxygenPress.info