Sharapova tregon pse nuk ka idhull

0
53

Maria Sharapova mund të jetë idhull për shumë vajza të reja që synojnë të bëhen teniste, por vetë bukuroshja ruse tregon se kurrë nuk ka pasur një idhull të saj. “Jo, nuk kam pasur kurrë idhuj. Ju mund të habiteni nga kjo deklaratë, pasi shpesh fëmijët kanë një model, por jo unë. Arsyeja? Ndoshta nga që në Rusi, asokohe nuk kishte shumë televizorë dhe nuk shihja shumë TV, ndaj dhe nuk i njihja të gjitha tenistet”, tha Sharapova. “Kur kisha mundësi unë shihja ndeshje tenisi në TV kur isha e vogël, por zakonisht fokusohesha tek detajet e lojës së tyre. Se si i lëviznin këmbët, si lëviznin fushë, përdorimi i raketës etj”, ka shtuar bukuroshja ruse. “Kur mbërrita në Amerikë sërish nuk fokusohesha shumë te televizori, pasi nuk isha mësuar shumë me të dhe nuk i jepja shumë rëndësi asaj që shihja aty. Ajo që më ka frymëzuar të merrem me këtë sport është kur nisja të godisja fort topin pas një muri dhe me kalimin e viteve kjo gjë u bë më shumë se sa një lojë”, ka thënë në fund Sharapova. Ish-numri një në botë aktualisht gjendet në pozitën e 29-të të renditjes WTA.