Efektet e MSA-së mes Kosovës dhe BE-së në tregti

0
77

Komiteti për Ekonomi, Biznes, dhe Financa i TLP Alumni Association organizon “TALK” me temën “Efektet e MSA-së mes Kosovës dhe BE-së në Tregti”.

Me këtë rast, komiteti fton prodhues vendor, përfaqësues të ministrive përkatëse, OJQ, “think tanks”, hulumtues, studentë të drejtimit ekonomik dhe juridik si dhe të gjithë të interesuarit e tjerë.

Diskutimi mbahet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës, nesër prej ores 17:30.

Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA) është korniza kontraktuale mes BE-së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor për themelimin e marrëdhënieve tregtare, ndihmës financiare, dhe bashkëpunimit rajonal. MSA-ja mes Kosovës dhe BE-së është nënshkruar në vitin 2015 dhe implementimi i saj ka filluar me 1 Prill 2016./OxygenPress.info