“ARTivism” sonte në Bibliotekën Kombëtare

0
46

Sonte prej ores 20:00 në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” shfaqet performanca “ARTivism”.

Performanca “ARTivism” është një shfaqje emocionale e mbështetur në levizje skenike, këndim dhe biseda, e performuar nga aktore profesioniste dhe aktiviste.

“ARTivism” shtjellon temën e gruas në një cikël të procesit jetësor duke vënë ne theks ndikimin e mjedisit, në pritshmeritë e saja për jetën, nënshtrimin ndaj paragjykimeve, vlerësimeve dhe abuzimeve të ndryshme.

“Levizjet e fetusit, perjetimet e lindjes, merzitja qe lindi vajze, pritja për t’u martuar, paragjykimet, ngacmimet seksuale janë çështje që paraqiten përmes levizjeve skenike e klithmave të ngulfatura të grave duke treguar ciklin jetësor të një gruaje i cili permbyllet me mesazhin për rendesinë, vlerat dhe cilesitë e gruas në shoqëri”, thuhet në njoftim.

Shfaqja është me regji të Arlinda Morinës, ndërsa luajnë: Arta Lahu, Dafina Bejta, Kaltrinë Zeneli, Molikë Maxhuni, Qëndresa Kajtazi, Qëndresa Loki, Rajmonda Ahmetaj, Shqipe Gashi, Venera Ismaili dhe Vjosa Abazi./OxygenPress.info