Pa befasi në garat e Kupës

0
80

Në katër ndeshjet e Digitalb Kupës së Kosovës në futboll nuk ka pasur befasi. Për në çerekfinale janë kualifikuar Drita, Ferizaj, Prishtina e Vëllaznimi. Për tri skuadrat e Superligës është pritur të kalojnë pengesat e tyre, ndërsa më vështirë ishte të parashikohet fituesi në përballjen Besa – Vëllaznimi. Sidoqoftë, gjakovarët u kualifikuan për më tutje, pasi fituan pas gjuajtjes së penalltive (3:2), ndërsa koha e rregullt dhe vazhdimet dy herë nga 15 minuta u mbyllën me barazimin 0:0. Prishtina shumë më lehtë seç pritej ka fituar në udhëtim te Liria me rezultat 4:0, ndërsa Drita e mposhti Minatorin me shifrat 5:3. Për në çerekfinale u kualifikua edhe Ferizaj që shënoi fitore ndaj Fushë Kosovës me rezultat 2:0. Rezultatet: Drita – Minatori 5:3 Fushë Kosova – Ferizaj 0:2 Liria – Prishtina 0:4 Besa – Vëllaznimi 0:0 (2:3 pas penalltive) Nesër: Kika – Istogu Dukagjini – Feronikeli Ballkani – Gjilani Trepça 89 – Flamurtari