Messi dhe kjo statistikë e tij “e frikshme”

0
54

Rekordet, nga më të ndryshmet, nuk përbëjnë befasi kur flitet për yllin argjentinas, Lionel Messi, ndërsa këtë epitet e përforcoi edhe me dy golat e shënuar të shtunën kundër Espanyolit.

Messi ka vazhduar të tregojë se është njeriu i rekordeve.

Këtë vit, ai ka shënuar 8 gola direkt nga gjuajtjet e lira, që është sa dyfishi i çdo ekip tjetër në ligat elitare. Nëse vazhdojmë të shohim golat që Messi ka shënuar ndër vite, rekordi bëhet edhe më i madh duke qenë se asnjë skuadër nuk ka shënuar gola nga goditja e dënimit më shumë se Messi.

Që nga sezoni 2014-2015, Messi ka shënuar plot 17 gola nga goditjet e dënimit, nga 21 që ka Barcelona në total. I vetmi ekip që ka shënuar aq sa Messi, është Juventusi por aty nuk ka shënuar vetëm një futbollist. Të gjitha skuadrat e tjera, kanë shënuar më pak gola se argjentinasi./OxygenPress.info