Këtë libër duhet ta lexoni patjetër!

0
132

Është libër i cili tregon historinë tronditëse dhe prekëse të transformimit të Amirit nga fëmijëria në moshën madhore gjatë tranzicionit të Afganistanit nga monarkia në revolucion.

Bëhet fjalë për “Gjuetarin e balonave” nga Khaled Hosseinn, e cila është një histori e paharrushme, e poashtu është bestseller në Neë York .

“Mund të duket e padrejtë, por ajo që ndodh për disa ditë, ndonjëherë edhe në një ditë të vetme, mund të ndryshojë rrjedhën e gjithë jetës”.

“Shprehja “Për ty, edhe 1000 herë të tjera””.

“Ka vetëm një mëkat : vjedhja. Kur ti thua një gënjeshtër, ti i vjedh dikujt të drejtën të njohë të vërtetën”.

“Heshtja është paqe. Qetësi. Heshtje do të thotë të ulësh volumin negativ të jetës”.

Këto janë vetëm disa nga thëniet e këtij libri.

Flet për familjen dhe besnikërinë në një mënyrë gjithëpërfshirëse. Përshkrimi i bërë për personat nga Afganistani nuk ka se si të mos prekë.

Historia është e thjeshtë, nuk është komplekse, por të nxit kureshtjen për ta mbyllur të gjithë librin sa më parë, për çdo faqe që kalon. Është pikërisht sekuenca e ngjarjeve dhe përshkrimi i secilës prej tyre që të mbajnë të mbërthyer në faqet e romanit, derisa i jep fund dhe pastaj mërzitesh sepse e di që do të kalojë kohë, derisa të lexosh një libër po aq të bukur.