I fitoi 10 milionë dollar, të gjitha do t’i dhuroj për të pastrehët

0
106

Gypsy King’ pritet të marrë rreth 8 milionë funte (10 milionë dollarë) nga përplasja e tij dramatike me Ëilder, por ai thuhet se ka ndërmend t’i shpenzojë të gjitha për t’i ndihmuar të varfërit dhe të pastrehët.

Sipas Mirror, ai tha: “Do t’ia jap të varfërve dhe do të ndërtoj shtëpi për të pastrehët”.

”Unë nuk kam pse t’i përdori, nuk jam i interesuar të bëhem milioner apo miliarder. Jam një boksier, jo një biznesmen dhe unë ndoshta do të shkoj në të njëjtën rrugë si çdo boksier tjetër – do vdes në fund të të gjithave”.

”Ju nuk mund të merrni me vete asgjë, kështu që unë mund të bëj diçka me to dhe të ndihmoj njerëzit që nuk mund të ndihmojnë vetveten”, konfirmoi ai.

Tyson Fury për pak sa nuk kompletoi një rikthim sensacional në boksin profesional në përballjen me Ëilder, por në raundin e fundit ai u rrëzua – çka bëri që ndeshja të përfundonte barazim mes shumë kontestimeve.