Hupja fijen korrupsionit!

0
32

Lëvizja FOL shfaq sot performancën CorruptiON/OFF, në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsion.

Performanca do të mbahet të dielën me 9 dhjetor në amfiteatrin e sheshit ‘Zahir Pajaziti’ nga ora 13:00.

Ndryshimi po ndodh: Bëhu pjesë e transformimit të prokurimit publik dhe bashkohu në luftën kundër korrupsionit, thuhet në njoftimin e lëvizjes FOL.

Kjo performancë është mbështetur nga USAID Kosovo Komuna Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse. /OxygenPress.info