Tre gjigantë evropianë në garë për spanjollin Isco

0
35

Tashmë është e qartë se Isco nuk është aspak i kënaqur te Real Madridi dhe largimi i tij nga “Santiago Bernabeu” duket gjithnjë e më i afërt.

Një kohë të gjatë është folur se ai do të transferohet te Juventusi, pastaj u përmend Manchester City dhe së fundi edhe Bayern Munich.

26-vjeçari ishte kapiteni i Real Madrid në ndeshjen e së enjtes kundër Melillas për Kupën e Mbretit, por nuk ka luajtur si titullar në shtatë ndeshjet e mëparshme nën drejtimin e Santiago Solarit.

Don Diario raporton se Bayerni është ekipi i fundit evropian që ka shfaqur interes për ish-lojtarin e Malagas, i cili gjithnjë e më shumë po has vështirësi për të gjetur minuta në Madrid.

Isco ende nuk ka deklaruar publikisht se do të largohet, por afati kalimtar i janarit mund të jetë përcaktues për të ardhmen e tij./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu