Shqiptarët në Panairin Diplomatik në Budapest

0
120

Shqipëria dhe shqiptarët u promovuan përmes kulturës, traditave, prodhimeve dhe artifakteve në Panairi VIII Diplomatik i cili u zhvillua në Budapest.

Në panairin e këtij viti morën pjesë mbi 50 përfaqësi diplomatike. Ky panair është një mënyrë fisnike për të grumbulluar fonde për fëmijë me aftësi të kufizuara dhe në nevojë.

Anita Herczegh, bashkëshortja e Presidentit hungarez János Áder, vizitoi panairin, ku në stendën e Ambasadës së Shqipërisë, përfaqësuesit e ambasadës i treguan produktet shqiptare të ekspozuara aty, shkruan Atsh.

Ky panair ishte një mundësi e mirë për të promovuar Shqipërinë dhe shqiptarët përmes kulturës, traditave, prodhimeve dhe artifakteve.

Ambasada e Shqipërisë në Budapest i shpreh mirënjohjen bizneseve dhe individëve që kontribuan për paraqitjen interesante dhe suksesin me produktet e tyre./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu