Parashikimi i motit për sot dhe nesër

0
64

Në vendin tonë sot pritet mot kryesisht me vransira, e pasdite dhe në mbrëmje reshje shiu. Në vise malore priten vetëm reshje bore, njofton Prishtina Weather.

Nesër në mëngjes ngrica, e në vise të ulëta mundësi për mjegull. Gjatë ditës kryesisht me diell, ndërsa në mbrëmje sërish priten reshje shiu.

Temperaturat e ajrit, në mëngjes do të luhaten nga -6C deri në +1C, ndërsa ato maksimale gradualisht do të zbresin nga 8C deri në 2C, në fillim të javës së ardhshme.

Do të fryejë erë e lehtë dhe mesatare, nga jugu dhe veriu 2-6m/s, e në fillim të javës së ardhshme nga veriperëndimi 2-6m/s.

Shtypja atmosferike, do të luhatet rreth vlerave normale, e në fillim të javës do të shënojë rritje./OXygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu