Shearer tregon cila është skuadra që e ka urryer gjithmonë

0
33

Alan Shearer është ndër sulmuesit më të respektuar në historinë e Ligës Premiere. Shkëlqimin më të madh e ka pasur te Newcastle, skuadër me të cilën nuk ka fituar trofe, por gjithsesi luajti rol shumë të rëndësishëm në futbollin anglez.

Alex Ferguson pati tentuar dy herë ta transferonte bomberin legjendar te Manchester United, por dy herë ai e refuzoi. Shearer e urren Manchester Unitedin dhe ai thotë se emocionet e tij nuk kanë ndryshuar sot e kësaj dite.

Një tifoz e pyeti në “Twitter”, nëse ai ishte penduar që nuk kishte firmosur për United dhe 48-vjeçari i shkroi: “KURRË. Nuk i duroja atëherë dhe nuk i duroj as tani”.

Shearer u largua nga Blackburn për rekordin botëror të 15 milionë funteve në vitin 1996 dhe luajti 10 sezone me Newcastle./OxygenPress.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here