De Biasi sërish mund të punojë me shqiptarët

0
47

Gianni De Biasi është i njohur për shqiptarët, pasi për gjashtë vjet (2011-2017) ishte në krye të Kombëtares shqiptare. Trajneri italian aktualisht është i papunë, por ka shumë mundësi të marrë drejtimin e skuadrës së madhe italiane, Lazios. Romakët nuk kanë shënuar asnjë fitore në katër ndeshjet e fundit dhe kjo ka bërë që të flitet për një shkarkim të trajnerit Simone Inzaghi. Ndërsa, sipas asaj që bën me dije “torinogiornata.it”, një emër i ri ka dalë në horizont për të zëvendësuar Inzaghin. Bëhet fjalë për ish-trajnerin e Kombëtares shqiptare, Gianni De Bias. Duket se De Biasi është i preferuar nga drejtori sportiv Igli Tare, me këtë të fundit që ia ka bërë si sugjerim, presidentit Claudio Lotito. Në rast se marrëveshja do të arrihet, De Biasi sërish do të kishte rastin të punojë me futbollistë shqiptarë, pasi te Lazio janë: Thomas Strakosha, Valon Berisha dhe Riza Durmishi. Lazio është skuadër e respektuar në Evropë, prandaj do të ishte një zgjidhje e mirë për ish-trajnerin kuqezi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu