Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ditëve të fundit ka publikuar statistikat e Hotelerisë në Kosovë për tremujorin e tretë.
Në tremujorin e tretë të vitit 2018 (TM3 2018) pjesë e anketës ishin 198 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. Ku pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në Rajonin e Prishtinës, Pejës, Prizrenit, etj. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi ishte 16.15%, shkruan OxygenPress.
“Numri i vizitorëve ishte 95, 244, prej tyre 29.28% ishin vendorë dhe 70.72% ishin të jashtëm. Ndërsa, numri i net-qëndrimeve ishte 159 110, prej tyre 25.04% nga vendorët dhe 74.96% nga të huajt”, thuhet në raportin e ASK-së.
Numrin më të madh të vizitorëve dhe net-qëndrimeve të tyre e ka Rajoni i Prishtinës me 31. 429 vizitorë.
Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në Prishtinë, Pejë e kështu me radhë. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh është nga Shqipëria, Gjermania, SHBA, e nw shumw vende tjera. /OxygenPress.info