Ngjarjet më të rëndësishme që kanë ndodhur me 6 dhjetor

0
70

1768 – Në Edinburg të Skocisë del botimi i parë i Enciklopedisë Britanike, njohuri të përgjithshme të gjithëanëshme në gjuhën angleze; ky botim i parë përbëhej nga 3 vëllime; botimi i vitit 2010, përmban 32 vëllime (më shumë se 1 vëllim për çdo shkronjë të alfabetit anglisht). Enciklopedia Britanike është shkruar nga rreth 100 redaktorë dhe më shumë se 4000 bashkëpuntorë, përfshi 110 fitues të Çmimit Nobel dhe pesë presidentë amerikanë. Ajo konsiderohet si një nga enciklopeditë më akademike në botë dhe më e vjetra në anglisht, e cila ende vazhdon të botohet.

1790 – Kongresi i SHBA-së kalon nga New York në Philadelphia të Pensilvanisë. Deri atë vit, krijimi i kryeqytetit Uashington ishte thjesht një ide e sapo-hedhur në qarkullim. Do të duheshin edhe 10 vjet (v.1800), derisa Kongresi të vendosej përfundimisht në ndërtesën ku është sot në Uashington, në kodrën e Kapitolit.

1823 – Lindi Friedrich Max Muller, filolog gjerman dhe orientalist (vdiq më 1900). Në vitin 1844 , para se të fillonte karrierën akademike në Oksford, Muller studioi dhe vazhdoi kërkimet në sanskrit nën albanologun Franz Bopp, i njohur si dijetari i parë sistematik i gjuheve indoevropiane. Këto studime e bënë Mullerin t’a lidhte historinë e gjuhës me historinë e fesë, duke dalë me teorinë se mitologjia është “sëmundje e gjuhës”, që do të thotë se miti transformon konceptet në qenie dhe tregime. Sipas Müllerit, “Perënditë” filluan si fjalë për të shprehur idetë abstrakte, dhe më pas u shndërruan në personalitete të imagjinuara. Kështu, fjala indo-evropiane “At – Zot” shfaqet me emra të ndryshëm: Zeus , Jupiter , Dyaus pita; të gjithë rrjedhin nga “Dyaus”, që nënkupton “dritë”, “ditë”, “ndriçon”, “ndriçim”, që çojnë në termat “deus”, “theos”, si emra të përgjithshëm për Zot, dhe për “Zeus” e “Jupiter” (që rrjedh nga Deus – Pater). Në këtë mënyrë, shpjegon Muller, metafora personifikohet. Sipas Mullerit, shqipja është ilirishte, ose e vetmja gjuhë përfaqësuese e gjuhëve të ndryshme të ashtuquajtura barbare, që rrethonin dhe ngaterroheshin me dialektet greke. Muller, në mënyrë te veçantë nuk pajtohet me teoritë e Darvinit se gjuha e njeriut mund të ketë evoluar nga gjuha e kafshëve. Për këtë ai mbajti një ligjëratë në vitin 1873, dhe i dërgoi Çarls Darvinit një kopje, duke e siguruar se edhe pse nuk ishte dakord me disa perfundime të Darvinit, Muller ishte një nga lexuesit më të zellshëm dhe admirues i sinqertë i tij.

1877 – Del numri i parë i gazetës Ëashington Post, sot gazeta me qarkullimin më të madh, pas USA Today, Ëall Street Journal, Neë York Times dhe Los Angeles Times. Gazeta ËP ka fituar 47 çmime Pulitzer. Më 5 gusht 2013, Jeff Bezos i Amazon.com, ra dakord për t’a blerë gazetën për 250 milionë dollarë, duke e përfunduar transaksionin më 1 tetor 2013.

1904 – Theodore Roosevelt shpall pikëpamjen mbi Doktrinën Monroe, duke deklaruar se Shtetet e Bashkuara do të ndërhynin në hemisferën perëndimore nëse qeveritë në Amerikën Latine provoheshin të paafta ose të paqëndrueshme.

1907 – SHBA – Një shpërthim në minierën e qymyrit në Monongah, Virxhinia Perëndimore, vret 362 punëtorë. Kohët e fundit, një memorial për minatorët e vrarë mbi 100 vjet më parë u ndërtua në qendër të qytetit. Memoriali përbëhet nga shtatorja e një nëne me foshnjen në duar; simbol për gratë e veja dhe fëmijët jetimë që la pas fatkeqësia. Zbulimi i shtatores u shoqërua me vizita edhe nga një grup nga Italia, të afërm të viktimave (shumë prej minatorëve të vrarë ishin emigrantë nga Italia e jugut). Një përmendore e ngjashme është ngritur edhe në qytetin San Giovani Fiore, Kozenca, Kalabri.

1953 – Vladimir Nabokov përfundon romanin Lolita; shkruar në anglisht; botuar në vitin 1955 në Paris; dhe më 1958, në Nju Jork. Lolita u përkthye më vonë në rusisht nga vetë Nabakovi. Vonesat në botim u shkaktuan pasi romani trajton një subjekt deri diku tabu për atë kohë dhe të debatueshëm; seksualitetin. “Lolita” sot ka fituar status klasik, duke u bërë një nga shembujt më të njohur dhe më të diskutueshëm të letërsisë së shekullit XX. Emri “Lolita” në kulturën pop është sinonim i një vajze me zhvillim të parakohshëm. Romani u përshtat për film nga Stanley Kubrick në vitin 1962; përsëri në vitin 1997 nga Adrian Lyn, si dhe për opera e balet. Vladimir Nabakov, njihet si shkrimtari rus që fitoi famë duke shkruar romane në anglisht dhe pastaj i përkthente vetë në rusisht. Ai rridhte nga një familje e pasur ruse. I ati kishte qenë sekretar në qeverinë e dalë nga revolucioni. Në vitin 1919, kur ishte 20 vjeç, Nabakovi ikën nga Rusia bolshevike; vendoset në perëndim; studion në Oksford; jeton kryesisht në Gjermani; vdes në Zvicër më 1977. Sot, Nabakov renditet mes 100 shkrimtarëve më të mirë të të gjitha kohërave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu