Legjenda e Arsenalit, lavde dhe vërejtje për Xhakën

0
45

Mesfushori shqiptar me nënshtetësi zvicerane, Granit Xhaka është shndërruar ndër futbollistët më të rëndësishëm të Arsenalit, megjithëse në adresë të tij nuk mungojnë as kritikat. Së fundi, legjenda e skuadrës londineze, Ian Wright e ka komentuar specifikisht lojën e Granit Xhkaës, për të cilin është shprehur se e shqetëson seriozisht mungesa e përqëndrimit të tij në fushë. Wright mendon se cilësitë e mesfushorit janë të dukshme, por është i shqetësuar nga mungesa e përqendrimit të tij. “Nuk vihen në dyshim aftësitë e Xhakës. Këmba e majtë i jep mundësi të mëdha. Por duhet folur sinqerisht, ai është një lojtar që më shqetëson, thjesht për shkak të mungesës së përqëndrimit dhe në detyrat e tij mbrojtëse”, është shprehur Wright. Gjithsesi ai nuk i ka kursyer elozhet për futbollistin shqiptar. “Ndeshjet ndaj Wolves dhe Cardiff janë dy shembuj të mirë. Më pëlqen ta shoh atë duke u përpjekur të organizojë ekipin, për t’i vendosur lojtarët në pozicionet e duhura. Kështu ai është udhëheqës në fushë”, ka theksuar Wright. Xhaka ka luajtur deri më tani 108 ndeshje në të gjitha garat me Arsenali, duke shënuar nëntë gola, por është një nga më të mirët për aftësitë e tij në mesfushën e Arsenalit. Mirëpo me të lidhen shumë gabime në aspektin mbrojtës, që kanë çuar në gola përcaktues në Permier League për Arsenalin. Ai ka marrë gjithashtu 23 kartonë të verdhë dhe dy të kuq.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu