Hulumtuesit krijojnë një fustan ku regjistrohen prekjet e ngacmuesve

0
60

Tri gra, në një festë, veshën “fustane të mencura” që i njohin prekjet. Rezultatet dolën se ato janë prekur me duar 157 herë.

Hulumtuesit krijuan një fustan që përmban censor të cilët regjistrojnë secilën prekje, për të treguar se sa herë një grua preket pa dëshirën e saj, transmeton OxygenPress.

Këto fustane të quajtura “Fustani për respekt”, i veshën tri gra në një klub nate në Brazil. Në këtë shtet, 86% e grave kanë deklaruar se kanë pasur ngacmime të paktën një herë në jetën e tyre.

Gjatë kohës për sa kanë qëndruar aty, tri gratë janë prekur mesatarisht  40 herë në orë.

Hulumtuesit ua treguan këto të dhëna burrave, me ç’rast mbetën të shokuar, shkruan OxygenPress.

Eksperimenti u bë nga agjencitë Ogilvy dhe Schëeppes. Qëllimi i  tij është të ngrisë vetëdijen për ngacmimet seksuale të cilat janë në rritje në Brazil dhe në gjithë botën në përgjithësi.

Fustani ende nuk ka dalë në shitje, por hulumtuesit besojnë se këto rezultate do të ndikojnë në masën e gjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here