Vieri me deklaratë që nuk do t’u pëlqejë tifozëve të Juventusit

0
43

Të premten zhvillohet ndeshja më interesante e javës së 15-të, por edhe të stinorit në futbollin italian, Juventusit e Interit.

Para kësaj ndeshjeje, Juventusi e kryeson renditjen me 40 pikë, 8 më shumë se Interi.

Mirëpo, ish-sulmuesi Italian, Christian Vieri beson ky ndryshim mund të jetë më i vogël pas përballjes të së premtes, pasi Interi mund ta mposhtë Juventusin.

“Nuk ka favorit. Inter mund ta mposhtë Juventusin. Juve është një skuadër e fortë, pa dyshim më e mira skuadër që kanë pasur. Edhe pse mendoj që skuadra me Tardellin, Platinin, Gentilen dhe Boniekun ishte më e fortë” ka thënë fillimisht Vieri

“Është e vështirë për Interin për të fituar trofe, por ata janë në rrugën e duhur. Ne duhet t’i japim kohë, është vetëm viti i dytë i Luciano Spalletit aty dhe ai është duke e bërë një punë të mirë”, ka shtuar Bobo Vieri./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu