Neymar merr këshillë e kritikë nga bashkëkombësi i tij legjendar

0
29

Sulmuesi brazilian, Neymar, vlerësohet ndër futbollistët më të mirë në botë, ndërsa është edhe më i shtrenjti në historinë e futbollit, pasi për 222 milionë është transferuar nga Barceloan te PSG. Mirëpo, ai është kritikuar për skenat teatrale në Kupën e Botës, kur Brazili u mposht në çerekfinale nga Belgjika. Bashkëkombësi i tij, legjendari Pele ka thënë se nuk e kupton Neymarin për atë që bën. “Është e vështirë të mbrosh Neymarin për gjithçka që bën jashtë futbollit. Kam folur me të dhe e kam rikujtuar për aftësitë e tij,” shprehet ai për Folha de Sao Paolo. “Ai ishte i pafat, sepse Brazili nuk fitoi Kupën e Botës dhe ai ka marrë fajin. Kam qenë dy herë me të në Evropë. Ne folëm dhe unë i shpjegova: ‘Zoti i futbollit të ka dhënë një dhuratë, por ti i vështirëson punën vetes tënde”, ka shtuar legjenda e futbollit botëror. Neymar u kritikua edhe pas ndeshjes në Ligën e Kampionëve ndërmjet PSG e Liverpoolit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here