Zarzavatet bëjnë mrekulli kundër kancerit të zorrës së trashë

0
386

Sipas një studimi mund t’i shpëtojmë kancerit të zorrës së trashë, veçse duke u ushqyer mirë. Në fakt dy janë zarzavatet që shkenca thotë se bëjnë mrekulli, janë : brokoli dhe lakra e gjelbër.

Studiuesit nga Instituti Francis Crick në Londër zbuluan disa përbërës te dy perimet në fjalë, falë të cilëve zbutet acarimi i zorrës së trashë.

U vu re se konsumimi i lartë i tyre ulte ndjeshëm shfaqjen e kësaj sëmundjeje. Sugjerohet që të paktën brokolin dhe lakrën e gjelbër ta bëni pjesë të dietës suaj ushqimore 2 herë në javë.

Përpos tyre, një ndikim pozitiv në shëndetin e aparatit tretës kanë edhe perime të tjera të familjes Brassica: lakra, lule lakra apo lakra e Brukselit.

Dieta e pasur në yndyra shtazore, mishi i kuq dhe dieta e varfër në fruta dhe perime është një ndër faktorët kryesorë predispozues për kancerin e zorrës së trashë.

Kanceri i zorrës së trashë është një nga llojet më të zakonshme të kancerit. Edhe pse jo aq vdekjeprurëse si të tjerët, është ende i rrezikshëm dhe duhet të kapet sa më shpejt që të jetë e mundur.

Zorra e trashë është një organ i rëndësishëm i cili duhet të mbahet i shëndetshëm dhe i pastër në mënyrë që çdo gjë në trup të funksionojë siç duhet./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu