Luka Modric fitues i “Topit të Artë“

0
70

Mesfushori kroat, Luka Modric e ka fituar “Topin e Artë“ për vitin 2018, duke i dhënë fund dominimit 10-vjeçar të dyshes Lionel Messi – Cristiano Ronaldo.

Modric ka pasur një vit të shkëlqyeshëm me Real Madridin dhe Kombëtaren e Kroacisë. Me gjigantin spanjoll e fitoi Ligën e Kampionëve, ndërsa me Kroacinë arriti deri në finale të Kupës së Botës.

“Jam i lumtur dhe shumë krenar. Nuk mund ta përshkruaj se çfarë ndjej. Së pari dua të falënderoj shokët e ekipit, trajnerët te Real Madrid dhe te Kroacia, të gjithë ata që kanë votuar për mua dhe familjen time që më ndihmuan të jem ky që jam sot”, ka thënë Modric.

“Kur isha fëmijë ëndërroja të bëhesha futbollist dhe të fitoja sa më shumë trofe. Por ‘Ballon d’Or’ është më shumë se një ëndërr. Ky trofe vërteton se kam bërë diçka të veçantë në fushë, prandaj ky vit do të jetë i paharrueshëm për mua”, ka shtuar mesfushori kroat.

Modric u votua më 753 pikë, pas tij u rendit ylli i tanishëm i Juventusit, Cristiano Ronaldo më 476 pikë.

Antoine Griezmann është i treti më 414 pikë, ndërsa fracezi tjetër, Kylian Mbappe më 347 pikë./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu