Fuqizimi i personave me aftësi të kufizuara, sigurimi i përfshirjes dhe barazisë

0
116

HANDIKOS shënoi Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.

Për të shënuar këtë ditë, në HANDIKOS u mbajt Konferenca Vjetore, e cila kishte për qëllim të prezantojë të arriturat kryesore dhe situatën e personave me aftësi të kufizuara në vend.

Në po të njëjtën ngjarje u lansua edhe video animacioni me qëllim të promovimit të të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara, video e cila është mbështetur nga UNICEF, zyra në Kosovë.

Konferenca është përmbyllur me ekspozitën e fëmijëve dhe të rriturve me aftësi të kufizuara të cilët punuan për më shumë se gjashtë (6) muaj, raporton OxygenPress.

Gjithashtu, HANDIKOS mbajti edhe një ligjëratë informuese në Shkollën Model në Prishtinë, me qëllim të informimit të nxënësve të kësaj shkolle me çështjet relevante me aftësinë e kufizuar.

Dita Ndërkombëtare e personave me aftësi të kufizuara është përmbyllur me aktivitetin vetëdijësues në Sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë, përmes kompletimin të një puzzle me qëllim të ngritjes së vetëdijës së qytetarëve për aftësitë e fëmijëve me aftësi të kufizuara, aktivitet ky i mbështetur nga Save the Children./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu