28 Nëntori, poezia që merr çmimin e dytë

0
415

Kjo është poezia fituese e çmimit të dytë në konkursin letrar organizuar nga Sektori i të Rinjve, Klubi letrar “De Rada”, për nderë të 28 Nëntorit.

 

28 Nëntori – Alketa Bekteshi

 

Shqipni sot po t’qesh ftyra,

Po ni vransin’ e ke n’vetull,

Shqiponjes n’flamur i buzqesh liria,

Trup i coptuem,dhimbje e mbetun,

Popull i shkatrruem por asniherë i dorzuem.

 

O Shqipni, nanë e plagosun

Ty që t’paren Zoti t’solli në tokë

Kalove shekuj n’ket botë t’pluhnosun

Por ti gjallë edhe ma e fort je bo.

 

28 Nëntor i shkruem me shkronja gjaku,

Shkruem me shkronja që Zoti dhuratë ia dha tokës,

Çdo shkronjë me aromë trëndafili

Çdo fjalë e larë me pika loti.

 

Më 28 nëntor në Krujën trime

Gjergj Kastrioti valviti shqiponjën etnike

Po n’këtë datë me plot gëzime

Ismail Qemali hijeshoi Vlorën lirike.

 

E di unë o Shqipni, kjo vransin’ që ke n’vetull

Shumë shpejt kjo ka me u tretun,

Shumë shpejt plagët do t’shërohen

Kur shqiptarët bashkë në nji shtet t’bashkohen./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu