“Më mbështet për të pasur një jetë të pavarur dhe gjithëpërfshirëse”

0
79

Për nderë të Ditës Ndërkombëtare të Personave me aftësi të kufizuar, në Kosovë janë organizaur sot aktivite me moton “Më mbështet për të pasur një jetë të pavarur dhe gjithëpërfshirëse & “Njih atësit e mia”.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili ishte pjesë e aktiviteteve, tha se personave me aftësi të kufizuar duhet të ju kushtohet rëndësi e veçantë, dhe të u mundësohet përfshirja e tyre në shoqëri dhe në punë.

Asambleja e Kombeve të Bashkuara, në vitin 1992, shpalli 3 Dhjetorin – Ditë Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuar, me qëllim të promovimit të të kuptuarit të çështjeve mbi aftësinë e kufizuar dhe të mobilizimit në përkrahjen për dinjitet, të drejta dhe mirëqene të personave me aftësi të kufizuara./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu