Klinika e Ortopedisë 510 operacione më shumë se vitin e kaluar

0
48

Klinika e Ortopedisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në 11 muajt e vitit 2017 kishtenkryer 1662 operacione, ndërsa këtë vit në të njëjtën periudhë, janë kryer 2172 operacione.

Gjithashtu, është rritur numri i operacioneve  tek rastet e protezave dhe ligamenteve, sepse është shkarkuar programi operator i ditës së rregullt.

Me hapjen dhe funksionalizimin e ambulancave të reja specialistike, ka  përmirësim të kushteve të punës, është rritur edhe numri i shërbimeve ambulantore.

Shtimi i vëllimit të punës ka bërë që të rritet edhe numri i rateve të operacioneve të protezave totale të kërdhokullës së gjurit dhe dhe ligamentoplastikës,  për 52 raste më tepër, falë furnizimit të rregullt me implante nga Ministria e Shëndetësisë.

Në ambulanca specialisitke të ortopedisë në 11 muajt e parë 2017, kishte gjithsej 15470  shërbime, kurse ne vitin 2018  janë kryer 25372 sherbime, 9902 më tepër./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu