Mulliri i Suteskës në Mramor, objekti që u mbijetoi katër shekujve

0
353

I fshehur mes kodrave të fshatit , duket sikur dëshiron të fshihet nga diçka e të mbijetojë, ashtu sic mbijetoi përgjatë katër shekujve.

Është mulliri më i vjetër i fshatit Mramor, por edhe i rrethinës. Madje thuhet se me ndërtimin që ka, nuk mund ta gjesh edhe një të tillë në Kosovë.

78 vjeçari, Feti Gashi, banor i fshatit, është ai i cili kujdeset më shumë për të. Ai ka thënë se dëshiron që të ruajë  këtë mulli, për mirësinë që dikur iu kishte dhënë.

“Ky mulli, siç flitet ka rreth 400 vite që është ndërtuar. Kanë jetuar në këtë vend tre vëllezër. Pasi janë ndarë ata janë shpërndarë dhe flitet se ata e kanë ndërtuar këtë mulli”, tregon Feti Gashi.

“Mulliri i Suteskës”, ashtu siç njihet edhe nga banorët e fshatit, iu shërbeu shumë banorëve, madje në kohët më të vështira.

Feti Gashi ka thënë se prej tij janë ushqyer gjeneratë pas gjenerate, andaj jo vetëm për të, por për gjithë fshatin ka një rëndësi të madhe.

“Gjithmonë ka qenë në funksion. Të parët tanë nuk kanë mundur të jetojnë pa këtë mulli. Gjithë bereqetin që e kanë mbledhë e kanë e kanë bluar te ky mulli. Ky mulli ka vlerë shumë. Por vlerën më të madhe e ka pasur në luftën e fundit. Ka pasur ujë atëherë dhe nuk është ndalur asnjëherë”, thotë për Dukagjinin.

Mulliri, ruan ende karakteristikat e ndërtimit me gurë, ndonëse muret dhe pullazi i janë vjetruar.

Ndërsa ai që i ka mbetur çdoherë besnik, është rrjedha e ujit të përrockës pranë tij, që nuk ndalë asnjëherë zhurmën e gurgullimës.

Mulliri katërqind vjeçar, ka mbetur monument i rëndësishëm, i banorëve të këtij vendi.

Sipas Feti Gashit, historinë  dhe rëndësinë e këtij mulliri mundohen që t’iu tregojnë edhe gjenertave të reja, në mënyrë që ata të kujdesen dhe të mbijetojë edhe shekujve në vazhdim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu