Fundjava me mot të ftohtë

0
27

Në vendin tone sot pritet mot i ftohtë. Në mëngjes me vransira, e gjatë ditës kryesisht me diell, njofton kështu Prishtina Weather.

Për neser, parashihet gjithashtu mot i ftohtë, të shtunën në mëngjes kryesisht kthjellët, e gjatë ditës me vransira.

Ndërsa ditën e diel kryesisht kthjellët dhe me diell.

Temperaturat e ajrit, do të pësojnë rënie të ndjeshme, nën vlera mesatare. Minimalet do të zbresin nga 0C deri në -7C, ndërsa maksimalet do të luhaten nga +1C deri në +2C, e në fundjavë do të rriten deri në +5C.

Do të fryej erë mesatarisht e fuqishme nga verilindja 5-11m/s.

Shtypja atmosferike, do të rritet mbi vlera normale./OxygenPress.info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here