Rihapet kufiri SHBA-Meksikë

0
109

Rojat kufitare amerikane njoftuan se kanë urdhëruar rihapjen e pikave të kalimit midis qytetit meksikan të Tijuanas dhe qytetit amerikan të San Diegos.

Ato ishin mbyllur për një periudhë të shkurtër, për shkak të përpjekjeve për kalim të paligjshëm të qindra migrantëve.

Më herët, rreth 500 emigrantë u përpoqën, por pa rezultat, të kalonin ilegalisht kufirin amerikan në këtë zonë në veriperëndim të Meksikës, por u zmbrapsën nga forcat amerikane të rendit, të cilët mbyllën më pas kufirin./Atsh/OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu