Pamje e tmerrshme në Meksikë

0
87

Një episod i tmerrshëm është parë në Meksikë, gjatë një lufte “licha libre” në WWE (world wrestling entertainment) ku ka ndodhur një ngjarje e rëndë, që për pak sa nuk përfundoi në tragjedi. Sportisti i njohur me nofkën “Ëngjëll apo Djall” në një moment të duelit ka marrë një bllok betoni dhe ka goditur me të në kokë rivalin, “Sorrën portorikane”, që në atë moment ndodhej jashtë ringut.

Panik në sallë, pasi “Sorra portorikane” ka rënë pa ndjenja dhe i gjakosur në zonën jashtë ringut, ndërkohë që u desh ndërhyrja e menjëhershme e stafit mjekësor që ndodhej aty pranë për të evituar tragjedinë. Sportisti u ngrit më pas me këmbët e veta dhe u transportua në spital, ku gjendja e tij u përmirësua. Ndërsa “Ëngjëll apo Djall” është pezulluar dhe natyrisht që sfida mes tyre u ndërpre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu