Panairi i librit “Gostivari 2018”, që nga 26 nëntori

0
113

Komuna e Gostivarit në bashkëpunim me Shoqatën e Botuesve Shqiptarë  në Maqedoni ka  organizuar  Panairin e Librit “Gostivari 2018”, shkruan OxygenPress.

“E veçanta e këtij panairi është se në suaza të tij do të organizohet edhe ekspozitë me vepra artistike të punuara nga fëmijët e që do t’u dhurohen shtëpive botuese pjesëmarrëse, event muzikor për të rinj, si dhe mbrëmje me muzikë klasike”, thuhet në njoftimin e organizatorëve të këtij panairi.

Në këtë panair do të prezantohen rreth 14 shtëpi botuese nga Maqedonia dhe Shqipëria, me libra të autorëve shqiptarë dhe të huaj, vepra letrare bashkëkohore dhe klasike, letërsi profesionale, shkencore dhe beletristike, lektyra, enciklopedi dhe vepra nga sfera e kulturës dhe artit, të destinuar për të gjitha grupmoshat.

Ky panair do të mbahet më 26, 27 dhe 28 nëntor në Palestrën sportive “Rinia”  në Gostivar. /OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu