Rinovohet muzeu i Anna Frankut

0
85

Muzeu i Anna Frankut, adoleshentes hebreje të deportuar me familjen e saj në kampet e përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore, është rinovuar për t’iu përshtatur “gjeneratës së re” që viziton masivisht shtëpinë ku jetoi në fshehtësi nga nazistët.

Pas dy vjet punime, Muzeu i Amsterdamit prezantoi pamjen e re të projektuar për t’iu përgjigjur pyetjeve të audiencës së re, njohuritë e të cilëve për luftën e viteve 1939-1945 po zbehen me kalimin e kohës.

Mbreti i Holandës, Willem Alexander ishte i ftuar nderi gjatë prezantimit të pamjes së re të muzeut, aty ku jetoi familja Frank nga vitet 1942-1944.

“Çdo vit, 1,2 milionë persona vizitojnë shtëpinë e Anna Frankut dhe gjysma e tyre janë nën 30 vjeç. Nga shifra është e dukshme që kemi një audiencë shumë të re në moshë”, tha drejtori i përgjithshëm i muzeut, Ronald Leopold./Atsh/OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu