Në Obiliq largohen produktet me mbishkrime “Kosovo Metohi”

0
135

Në dyqane të ndryshme të komunës së Obiliqit, kanë filluar të largohen produktet, në të cilat Kosova është e emërtuar “Kosovo Metohi”, Kosovo/a UNMIK”, apo “Kosovo/a-rezuluta 1244.

Të cilat si të t tilla janë në kundërshtim  me emërtimin zyrtar të Republikës së Kosovës.

Drejtori i drejtorisë së Inspektoratit Burim Ismaili, së bashku me inspektorët gjatë ditës së sotme kanë  dal në zbatimin e urdhëresës të Qeverisë së Kosovës, përkatësisht Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë duke kërkuar nga operatorët ekonomik që menjëherë të largojnë të gjitha produktet me këto etiketime.

Drejtoria e inspektoratit në Komunën e Obiliqit filloi largimin e  produkteve deri në përmirësimin e etiketës.

Aksioni ishte i mirëpritur edhe nga qytetarët e kësaj komune. Ky aksion, i cili ka filluar nga data 19 nëntor do të vazhdojë deri në largimin e tërësishëm të këtyre produkteve nga shitja./OxygenPress.info

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu