Pogba e ka një fobi që nuk do ta besoni

0
90

Njerëzit kanë fobi nga më të ndryshmet dhe përjashtim nuk bëjnë as futbollistët. Por, pak kush do ta besonte se në këtë mes është edhe Paul Pogba.

Për më tepër kampioni i botës është përballë me kundërshtarë të mëdhenj në gara të rëndësishme dhe është padyshim një nga lojtarët më të rëndësishëm në botë. Nëse në fushë, francezin e Manchester Unitedit nuk e tremb asgjë, përtej saj, Pogba është një njeri si gjithë të tjetër. “Daily Star” ka zbuluar fobinë e 25-vjeçarit, i cili duhet thënë se nuk është i vetmi në mbarë botën. Ish- lojtari i Juventusit ka frikë nga uji.

Burime nga “Daily Star” tregojnë se, edhe kur është me pushime ai hedh disa hapa në pishinë, por asnjëherë nuk zhytet nën ujë. Disa nga miqtë e kanë këshilluar që të marrë leksione për të kapërcyer frikën dhe ua ka dëgjuar këshillën. Pogba ka një betejë më të rëndësishme jashtë fushës.

Së fundi ai ishte për disa ditë në Dubai, bashkë me Lionel Messin, por nuk dihet nëse e ka shijuar ujin apo jo./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu