Ngjarjet e ndodhura me 21 nëntor

0
72
Hand made earth toy on hands

21 Nëntor 1995 – Në SHBA nënshkruhet Marrëveshja e Dejtonit, që i jep fund luftës në Bosnjë

Pas 21 ditë bisedimesh në bazën ajrore “Wright Patterson” në Dejton të shtetit të Ohajos, presidenti amerikan Bill Clinton njofton arritjen e një marrëveshje paqeje për Bosnjë Hercegovinën e shkatërruar nga lufta, ku në mbi 3 vite luftë mbetën të vdekur mbi 250 mijë njerëz, dhe 2 milionë të tjerë u shpërngulën nga shtëpitë e tyre.

Udhëheqësit boshnjakë, serbë dhe kroatë pranuan vendosjen në terren të 60.000 trupave të NATO-s për të garantuar zbatimin e saj. Sipas marrëveshjes, Bosnja do të mbetet një shtet i vetëm, por shumica e pushtetit do të transferohej në dy territore të reja – një federatë myslimano-kroate, dhe një republike e serbëve të Bosnjës.

Një autoritet qendror që kontrollon politikën e jashtme, tregtare dhe monetare, do të vepronte nga kryeqyteti i përbashkët Sarajeva. Procesi u drejtua nga Richard Holbrooke, në cilësinë e kryenegociatorit të SHBA-së, dhe Sekretarit të Shtetit, Ëarren Christopher.

Lufta në ish-Jugosllavi shpërtheu në fillim të viteve 1990, pas shpërbërjes së federatës jugosllave, që deri atëhere përfshinte Bosnjën, Kroacinë, Maqedoninë, Malin e Zi, Serbinë dhe Slloveninë. Pasi Kroacia dhe Bosnja shpallën pavarësinë e tyre nga Jugosllavia, serbët etnikë, të cilët kundërshtuan shpërbërjen e Jugosllavisë së mbizotëruar nga serbët, filluan përleshjet e armatosura për të krijuar territore të veçanta të kontrolluara nga ata në të dyja republikat e reja.

Në të njëjtën kohë, edhe kroatët dhe boshnjakët (boshnjakët myslimanë), filluan të luftonin njëri-tjetrin, kryesisht për shkak të kontestimeve territoriale. Separatistëve serbë iu dha mbështetje ushtarake nga Sllobodan Millosheviç udhëheqësi i Republikës së Serbisë, teksa ata sulmuan sistematikisht komunitetet e tjera etnike dhe vranë e përdhunuan mijëra civilë, ndërsa burgosën mijëra të tjerë në kampe që të kujtonin ato të përqendrimit të përdorura nga nazistët gjatë Holokaustit.

Pas një ngurrimi të gjatë në shkurtin e vitit 1994, NATO ndërhyn në konflikt, kur avionët e saj qëllojnë dhe rrëzojnë 4 avionë serbë, që kishin shkelur zonën e ndalimit-fluturimit. Më vonë, në majin e vitit 1995, NATO kryen disa sulme ajrore në fortesën serbe të Pales. Pas sulmeve të njëpasnjëshme dhe humbjeve të mëdha nga të gjitha trupat në terren, por kryesisht nga serbët, më 1 shtator 1995, Holbrooke njoftoi se të gjitha palët do të takoheshin në Gjenevë të Zvicës për bisedime.

Kur serbët e Boshnjës thanë se nuk pajtoheshin me të gjitha kushtet e NATO-s, aleanca rifilloi sulmet ajrore. Më 14 shtator, Holbrooke arriti të marrë një marrëveshje të nënshkruar nga Radovan Karaxhiç dhe Ratko Mlladiç, krerët e serbëve të Bosnjës, për t’i dhënë fund rrethimit të Sarajevës, duke vendosur kuadrin për bisedimet përfundimtare të paqes që do të fillonin në Dejton.

21 Nëntor 1783 – Fluturimi i parë me balonë në Paris

Mjeku francez Jean-François Pilatre de Rozier, dhe markezi François Laurent, kryejnë fluturimin e parë me një balonë me ajër të nxehtë gohtë, duke përshkuar një distancë prej 9 km mbi qytetin e Parisit për afro 25 minuta. Balona e tyre prej letre u krijua nga vëllezërit e prodhuesit të letrës Jacques-Étienne dhe Joseph-Michel Montgolfier, shpikësit e balonave të para të suksesshme me ajër të nxehtë.

Që në kohët e lashta, njerëzimi ka ëndërruar të fluturojë. Mitologjia greke flet për Daedalusin, i cili krijoi krahë prej dylli, ndërsa Leonardo da Vinçi vizatoi makina fluturuese, dhe parashikoi konceptin e helikopterit që në shekullin e XV. Megjithatë, fluturimi i njeriut u bë realitet vetëm në vitet 1780. Pajisja e parë e suksesshme e fluturimit, mund të mos ketë qenë një balonë e llojit Montgolfier, por një “ornitopter”, një avion i ngjashëm ata të sotmit me krahë.

Sipas një dëshmie të mjegullt, arkitekti gjerman Karl Friedrich Mervein, arriti të shkëputet dorë nga toka mbi një ornitopter në vitin 1781. Cilado qoftë vërtetësia e kësaj dëshmie, makina e tij fluturuese nuk u bë asnjëherë një mjet i qëndrueshëm fluturimi, dhe qenë vëllezërit Montgolfier ata që në fillim dërguan balonën e parë në ajër të ngarkuar me disa kafshë, dhe më 21 nëntor 1783 me dy njerëz.

21 Nëntor 1974 – 19 vetë vriten në dy shpërthime në Birmingem të Anglisë

Dy shpërthime të njëpasnjëshme në dy klube nate në qendër të qytetit Birmingemit në Angli, shkaktojnë vdekjen e 19 personave dhe plagosjen e mbi 180 të tjerëve. Policia tha se pas këtij akti qëndron Ushtria Republikane Irlandeze, IRA. Shpërthimet përkuan me kthimin në Irlandë të trupit të James McDade, anëtarit të IRA-s që ishte vrarë në Koventri javën e kaluar, kur bomba që ai po vendoste në një vend publik shpërtheu para kohe. Të dyja shpërthimet ndodhën vetëm disa sekonda nga njëra tjetra rreth orës 20.30 të mbrëmjes, kur baret ishin të populluara kryesisht me adoleshentë.

21 Nëntor 1676 – Astronomi danez, Ole Rømer, prezanton matjet e para sasiore të shpejtësisë së dritës.

21 Nëntor 1877 – Thomas Edison, prezanton në publik shpikjen e tij të re fonografin, një pajisje që mund të regjistrojë dhe të luajë tinguj muzikorë mbi një pllakë metalike.

21 Nëntor 1918 – Një masakër vërtetë ndodh në Lviv në Ukrainën e sotme, dikur pjesë e Polonisë. Në 3 ditë, të paktën 50 hebrenj dhe 270 të krishterë ukrainas vriten nga polakët.

21 Nëntor 1920 – Në Dublin të Irlandës, 31 njerëz vriten në atë që mbeti në histori si “E diela e përgjakshme”.

21 Nëntor 1969 – Presidenti amerikan, Richard Nixon, dhe kryeministri japonez Eisaku Sato bien dakord për kthimin e Okinavës nën kontrollin japonez në vitin 1972. SHBA-ja ruan të drejtat e bazës ushtarake në ishull.

21 Nëntor 1980 – Një zjarr vdekjeprurës shpërthen në një hotel në Las Vegas. Tetëdhjetë e shtatë persona mbeten të vdekur, dhe më shumë se 650 të tjerë u plagosën.

21 Nëntor 1985 – Analisti i zbulimit në Marinën e Shteteve të Bashkuara, Jonathan Pollard, arrestohet me akuzën e spiunazhit, pasi u kap duke i dhënë informacion të klasifikuar Izraelit mbi vendet arabe. Pollard dënohet me burgim të përjetshëm.

21 Nëntor 2002 – NATO fton Bullgarinë, Estoninë, Letoninë, Lituaninë, Rumaninë, Sllovakinë dhe Slloveninë për t’u anëtarësuar në aleancë.

21 Nëntor 2004 – Klubi i Parisit bie dakord të anullojë 80 përqind (deri në 100 miliardë dollarë) borxhin e jashtëm të Irakut.

21 Nëntor 20013 – Në Ukrainë zhvillohet e para e një serie protestash të mëdha, pasi presidenti Viktor Janukoviç pezulloi nënshkrimin e Marrëveshjes së Asocimit mes Ukrainës dhe Bashkimit Evropian./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu