Sonte ndeshja Kosova-Azerbejxhani

0
146

Nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, Kosova do të ndeshet me Azerbajxhanin, në ndeshjen e fundit të Grupit 3 në Ligën D, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kosova aktualisht është në krye të grupit me 11 pikë, dy më shumë se Azerbajxhani.

Ku i duhet fitorja ose barazimi për t’u promovuar në Ligën C. Në ndeshjen e parë në Azerbajxhan “Dardanët” morën një pikë në Baku.

Skuadra e BernardChallandes po kalon një formë të shkëlqyer, ku në pesë ndeshjet e zhvilluar në Ligën e Kombeve ka marrë tri fitore, dy barazime, ndërsa nga tetori i vitit 2017 nuk di për humbje. Në ndeshjen e fundit Kosova ka shënuar fitore të thellë si mysafirë ndaj Maltës, duke e mposhtur me rezultat të thellë 5-0./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu