Emër i befasishëm për pasardhës të Panuccit

0
35

Kombëtarja e Shqipërisë është duke kaluar një periudhë shumë të keqe sau përket rezultateve. Për këtë arsye, ndërprerja e bashkëpunimit me përzgjedhësin aktual, Christian Panucci duket e pashmangshme.

Nëse largimi i italianit nuk do të jetë aspak befasi, kjo absolutisht nuk të thuhet për emrin që është shfaqur sot në medie si pasardhës i mundshëm i tij. Bëhet fjalë për një ish-kapiten të Kombëtares shqiptare.

Nuk është thjesht një hipotezë, por një nga mesfushorët brilant të kuqezinjve në vitet 1990-2001, Bledar Kola, është kontaktuar së fundmi nga drejtuesit e FSHF-së dhe mund të jetë ai pasardhësi i Panuccit.

Edhe pse ky i fundit vazhdon të jetë në bankinën kuqezi, pritet që pas miqësores me Uellsin të ulet me presidentin Armand Duka për të negociuar prishjen e marrëveshjes. Mësohet se Kola ka biseduar javën e kaluar me përfaqësuesit më të lartë të FSHF-së, duke marrë një propozim konkret. /OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu