Ansambi “Shota” me shfaqje për Skënderbeun, në vendet ku flitet shqip

0
103

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”,  për nderë të festave të muajit nëntor, dhe vitit mbarëkombëtar të gjergj Kastrotit-Skënderbeut, do të shfaqë  koreodramën “Kumt”, që i kushtohet heroit kombëtar.

Shfaqja do të jepet në disa qytete, atje ku ka shqiptarë.

Shfaqja “Kumt”, e cila pas premierës së dhënë në muajin shtator në Prishtinë, është shfaqur gjatë tetorit edhe në qytetin e Dibrës dhe Kërçovës, në Maqedoni.

Ajo u shfaq edhe në Podujevë me datën 19 të këtij muaji.

Ndërsa nesër, me datë 21 shfaqet në teatrin “Turbina” në  Tiranë, me datë 22 në Shtëpinë e Kulturës në qytetin e Tetovës, me datë 27 në qytetin e Gjilanit dhe me datë 28 Nëntor, në Ulqin.

Në Ulqin në këtë datë, në organizim të Unionit të Shqiptarëve në Mal të Zi, do të vendoset  edhe busti i Skënderbeut.

Në këtë kohë Ansambli do të jetë i angazhuar edhe me datë 24 Nëntor, në qytetin e Mitrovicës, në hapje të turnirit Ndërkombëtar të Boksit “Adem Jashari” dhe me datë 25 Nëntor në qytetin e Prizrenit, në manifestimin kulturor, të organizuar , me rastin e vendosjes së shtatoreve të udhëheqësve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit./OxygenPress.info

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here