Vieri me një dedikim shumë prekës

0
45

Christian Vieri ka lënë gjurmë të pashlyeshme në futbollin italian dhe evropian. Mirëpo, përveç në fushën e lojës, ish-sulmuesi italian ka qenë i njohur edhe për lidhjet e shumta me femra nga më të njohurat.

E diela e kaluar ishte ditë speciale për Vierin, pasi bashkëshortja e tij Costanza Caracciolo ka sjell në jetë vajzën e tyre, duke e bërë baba për herë të parë.

Ish-lojtari i Interit, Milanit, Juventusit dhe Lazios nuk ka fshehur emocionet teksa ka shpërthyer me një postim prekës në rrjetet sociale. Yllin e tij, pasi kështu kanë vendosur të quajnë vajzën e tyre, “Stella”, e ka pritur në jetë ashtu siç duhet: “Sot është dita më e rëndësishme e jetës sime…Tani e kuptoj çdo të thotë emocioni i një prindi kur merr në krahë për herë të parë vajzën e tij të vogël.

Për këtë mrekulli që jeta në dha, do të jem mirënjohës gjithmonë…Të dua. Mirëserdhe Stella”, ka shkruar Vieri. /OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu