Nëntori i ftohtë në Prishtinë

0
80

Fadili, një arkivist ndodhet në një situatë të vështirë ku i duhet të zgjedh mes dy mundësive e për të cilat e di sa janë të dëmshme. Zgjedhja që ai bënë e detyron të durojë presionin dhe “turpin”.

Historia e Fadilit vjen në “Nëntorin e Ftohtë” me skenar të Ismet Sijarinës e Arian Krasniqit dhe regji të Ismet Sijarinës.

Filmi “Nëntori i ftohtë” është kthyer në Prishtinë fundjavën që shkoi. Atë mund ta shini cdo ditë në kinemanë Cineplexx në Prishtinë.

Aty lujanë: Kushtrim Hoxha, Adriana Matoshi, Fatmir Spahiu Bufi, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli.

“Nëntori i ftohtë” shënoi shumë suksese në kinematë dhe festivalet evropiane.

Filmi “Nëntori i ftohtë”u prezantua në festivalin në San Sebastian të Spanjës, në festivalin e filmit në Cyrih, festivalit e Bosforit në Stamboll të Turqisë dhe në atë Selanikut, duke marrë dhe çmime.

“Nëntori i ftohtë” mori çmimin për audiencën në festivalin e filmit në Cyrih, ndërsa aktori Kushtrim Hoxha mori çmimin e aktorit më të mirë në festivalin e Bosforit në Stamboll./OxygenPress.info

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu