“Martesa”, filmi më i mirë në CineBalkan

0
83

Me regji të Blerta Zeqirit, filmi “Martesa” ka fituar çmimin “Filmi më i mirë” në garën CineBalkan të Festivalit të filmit evropian Cinedays në Shkup.

Shumë e  lumtur që Martesa ka fituar shpërblimin e filmit më të mirë Ballkanik në festivalin Cinedays në Shkup”, ka shkruar Zeqiri para pak orëve në rrjetin social facebook.

Filmi ‘Martesa’ është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, është prodhim i kompanisë ‘Beze’ me producent  të Keka Kreshnik Berisha. Përveç QKK-së, “Martesa” u përkah edhe nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë e Shqipërisë, shkruan OxygenPress.

‘Martesa’ flet për një trekëndësh dashurie pranë dhe gjatë një martese. Në rolët kryesore të filmit janë Alban Ukaj, Adriana Matoshi dhe Genc Salihu. /OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu