Ibrahimovic dhe rrëfimi në stilin e tij

0
58

Zlatan Ibrahimovic ka luajtur në skuadra të mëdha evropiane duke filluar nga Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Milan, Manchester Unite, PSG… Kudo ka pasur histori interesante dhe kjo nuk është befasuese duke ditur karakterin e tij prej një njeriu karizmatik.

Revista “Fuorigioco ka publikuar disa fragmente nga libri biografik i Zlatan ibrahimovic. Në veçanti, mosmarrëveshjen me ish-drejtuesin e bardhezinjve, Luciano Moggi, gjatë kohës që luante tek Juventusi.

Suedezi ka thënë se kur po negocionte për rinovimin e kontratës me Juventus-in u la jashtë në ndeshjen kundër Bayernit. Në lidhje me këtë episod Moggi i tha se duhet ta harronte rinovimin dhe kjo ka bindur suedezin t’i japë fund aventurës me bardhezinjtë dhe të refuzojë çdo propozim për paqe.

“Nuk dua të qëndroj në Torino. Nuk ka asgjë që mund të më ofrosh për të më bërë që të qëndroj”, mësohet t’i ketë thënë sulmuesi drejtuesit. Më pas ndodhi Calciopoli dhe shitja e tij ishte e pashmangshme. Në vazhdim, Ibra ka folur edhe për kalimin e tij nga Interi tek Barcelona: “Teksa Maxwell po mblidhte gjërat e tij, i dhashë një palë nga atletet e mia dhe i thashë: ‘Mi dërgo te Barcelona. Do të të takoj në një kohë shumë të shkurtër atje’. Të gjithë filluan të qeshnin.

Mendonin se po bëja shaka. Brenda dy ditësh, Barça më ftoi në një takim zyrtar dhe pas 20 minutash isha lojtar i Barcelonës”. Aktualisht është anëtar i skuadrës LA Galaxy dhe me të madhe po flitet për një kthim të sërishëm në Evropë. /OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu