ROR kërkon përgjegjësi ndaj institucioneve, për të drejtat e fëmijëve

0
75

Më 19 nëntor në Kuvendin e Kosovës, grupi “Respektoni të Drejtat Tona- ROR do të merr pjesë në takimin publik thirrur nga kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, me ç’rast do të kërkojnë llogaridhënie ndaj qeverisë, rreth asaj se çfarë është bërë drejt përmirësimit të situatës së të drejtave të fëmijëve në Kosovë.

“#Qabonetipërmu?” është motoja e përzgjedhur nga fëmijët e grupit “Respektoni të Drejtat Tona- ROR (Respect Our Rights) për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi të drejtat e Fëmijëve, ditë kjo që festohet anë e mbanë botës më 20 Nëntor.

“Pas një viti që nga dita kur fëmijët e grupit ROR kanë prezantuar dhe miratuar ‘Rezolutën e Fëmijëve të Kosovës’ në praninë e deputetëve të kuvendit të Kosovës (më 20 nëntor të vitit 2017), fëmijët do të kërkojnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë nga Qeveria e Kosovës lidhur me realizimin dhe zbatueshmërinë e kësaj rezolute”, thuhet në njoftimin e organizatorëve.

Poashtu në këtë ditë, duke filluar nga ora 09:15 në sheshin Skënderbeu në Prishtinë, fëmijët e grupit ROR do të mbajnë konferencë për media ku do të flasin më shumë rreth qëllimit të Rezolutës së Fëmijëve të Kosovës, kërkesave që ajo përmban, dhe rëndësisë së mbështetjes dhe zbatueshmërisë së saj nga institucionet.

Gjatë kësaj konference, do të lansohet edhe fushata avokuese e iniciuar nga vetë fëmijët, që ka për qëllim nxitjen e institucioneve që të bëjnë më shumë për ta. Kjo fushatë do të realizohet përmes video-mesazheve të realizuara nga fëmijë nga komuna të ndryshme të Kosovës, që do të lansohen në rrjetet sociale me moton e përbashkët “#Qabonetipërmu?”.

 

 

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu