Dita botërore e përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor

0
90

18 nëntori është Dita botërore e përkujtimit të viktimave në trafikun rrugor.

Kjo ditë shënohet me qëllim të përkujtimit të miliona njerëzve që humbin jetën në aksidentet rrugore, por njëkohësisht edhe për mbështetje ndaj familjarëve të viktimave.

Aksidentet e trafikut tash e sa vite nuk janë sfidë vetëm e shoqërisë dhe vendit tonë, por një shqetësim i madh global, i cili në shumicën e vendeve të botës është vrasësi më i madh i njerëzve.

Ku për nder të Ditës Botërore për Përkujtimin e Viktimave në Trafikun Rrugor, sot do të bëhet ndezja e qirinjve në përkujtim të viktimave që kanë humbur jetën në aksidente në trafikun rrugor.

Sipas njoftimit, ndezja e qirinjve do të bëhet para Teatrit Kombëtar, duke filluar nga ora 18:00.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu