Krasniqi mbron titullin, njofton Landaetan me humbje

0
44

Haxhi Krasniqi (Robin Krasniqi) e ka mbrojtur titullin e kampionit në kategorinë super të mesme të boksit profesionist në EBU.

Krasniqi në meçin që u zhvillua në Dessau të Gjermanisë e mposhti me pikë boksierin nga Venezuela me nënshtetësi spanjolle Ronny Landaeta. Në luftën që zgjati 12 runde, të dy boksierët e dhanë maksimumin, shkëmbyen shumë goditje dhe në fund, fitores iu gëzua Krasniqi për të cilin gjyqtarët vlerësuan kështu: 120:107, 116:111 dhe 116:110. Për Krasniqin kjo ishte fitorja e 50-të nga 55 meçet e zhvilluara, ndërsa i ka pësuar 5 humbje. Ndërsa, për Landaetan ishte humbja e parë pas 16 fitoreve radhazi.

Me këtë fitore Krasniqi dëshmoi se përveç cilësisë, tashmë është edhe i pjekur për të menaxhuar mirë luftën me secilin rival dhe me shumë gjasë do të arrijë edhe suksese tjera./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu