Këta janë kandidatët që po kërkojnë të zënë vendin e Merkelit në CDU

0
42

Tre kandidatët kryesorë për të pasuar kancelaren Angela Merkel si kryetar të Unionit Kristian Demokrat (CDU) paraqitën idetë e tyre para mbështetësve të partisë të mbledhur sot në qytetin verior të Luebekut.

Komentet e bëra nga sekretarja e përgjithshëm i partisë, Annegret Kramp Karrenbauer, 56 vjeç, që shihet si favoritja kryesore, morën duartrokitjet më të gjata.

“CDU-ja duhet të rivendoset si një parti e sigurisë së brendshme, ligjit dhe rendit”, tha ajo.

“Kriza e refugjatëve e vitit 2015, gjatë të cilës Merkel i hapi dyert gati një milion emigrantëve, nuk duhet të përsëritet”, tha Kramp Karrenbauer, duke folur për një nga çështjet që shihet si nga më kryesoret nga mbështetësit e CDU-së.

Friedrich Merz, 63 vjeç, i mënjanuar nga Merkeli në vitin 2002, e lidhi rritjen e partisë kundër emigrantëve Alternativa për Gjermaninë (AfD) me krizën e refugjatëve, shkruan Atsh.

Merze tha se “beson se mund të kthejë partinë në 40% të elektoratit, nga 25% që është sipas sondazheve të fundit”.

Ministri i Shëndetësisë, Jens Spahn, 38 vjeç, që shihet si një i jashtëm në garën për të zëvendësuar Merkelin bëri thirrje për një hapje më të madhe të debatit brenda partisë.

Edhe ai theksoi migracionin dhe sigurinë si çështjet kryesore që duhet të përqendrohet CDU-ja.OxygenPress.info.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu