Hulk ia bën vetes këtë dhuratë

0
38

Sulmuesi brazilian, Hulk, përveç për golat e tij, njihet edhe si njeri që i bën qejf vetes maksimalisht.

Në verën e vitit  2016 ai u transferua nga Zeniti te Shanghai për një shifër rreth 50 milionë euro. Në Orient, ish-talenti i Portos fiton një rrogë prej rreth 5 milionë euro në sezon, mjaftueshëm për të festuar një sukses në fushë duke i bërë dhuratë vetes një avion privat.

Me 13 golat e tij, Hulk ka udhëhequr skuadrën e Shanghait drejt fitores së Super Ligës Kineze, 5 pikë epërsi ndaj Guangzhou Evergrande të Fabio Cannavaros. Për të festuar këtë titull, “Daily Mail”, braziliani i dhuroi vetes një avion privat. Nga fotot e publikuara në llogarinë e vetë futbollistit në Instagram, në fakt spikat firma e sulmuesit në anën e majtë të aeroplanit. Një dhuratë e çmueshme të cilës, ish-sulmuesi i Zenit nuk mundi dot t’i thotë “jo”, përpara pushimeve të merituara./OxygenPress.info

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu