Thaçi ndau Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë për komandantin e KFOR-it

0
48

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot e ka dekoruar komandantin e KFOR-it, Salvatore Cuoci, me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë.

Presidenti Thaçi ka thënë se gjeneralmajori Salvatore Cuoci, i cili po e përfundon mandatin e tij në vendin tonë, e ka udhëhequr KFOR-in me profesionalizëm të një ushtaraku superior.

“Jeni kujdesur jo vetëm për trupat e KFOR-it, por keni qenë i vëmendshëm edhe për zhvillimet në Kosovë dhe rajon. E vlerësojmë lart bashkëpunimin me të gjitha institucionet e Kosovës në garantimin e sigurisë”, ka thënë presidenti Thaçi.

Komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci, e ka falënderuar presidentin Thaçi për bashkëpunimin dhe vlerësimin e angazhimit të tij në Kosovë.

“Do ta ruajmë përkushtimin për paqen në Kosovë“, u shpreh Gjenerali Cuoci.

Presidenti Thaçi, po ashtu, gjeneralmajorin Salvatore Cuoci e ka falënderuar edhe për bashkëpunimin e afërt me Forcën e Sigurisë së Kosovës, në këtë fazë të rëndësishme kur po bëhet gati që të transformohet në ushtri të Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu