Goni Trazovaçi vjen në Teatrin e Kukullave

0
253

Goni Trazovaçi vjen si shfaqje me kukulla për fëmijë.

Të rriturve u kujtohet si libër, por tani fëmijët mund ta shohin edhe shfaqje.

Më 17 nëntor, në orën 12:00 të mesditës, në Teatrin Dodona.

Shfaqja bazohet në poezitë e Adelina Mamaqit. Goni është një vogëlush çapkën që bën shumë prapësi: një ditë vonohet në shkollë, një ditë futet në kopshtin e huaj, një ditë e ngacmon qenin para dere, derisa nuk i ngacmon bletët të cilat e thumbojnë dhe ai përfundon në spital.

Shfaqja është përplot mesazhe edukative dhe situata komike. Po ashtu, shfaqja karakterizohet nga shumë këngë, të cilat janë kompozuar enkas për “Goni trazovaçin”.

Nga: Adelina Mamaqi

Regjia: Melihate Qena

Dramatizimi: Melihate Qena

Muzika: Xhevdet Gashi

Skena: Kozeta Imami

Kukullat dhe realizimi i skenografisë: Valdet Rama

Animojnë dhe aktrojnë: Roza Berisha, Avdi Azemi, Avni Hoti, Faik Gashi dhe Valdet Rama.

Për moshat: 3+

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu